Johann Sattler

Johann Sattler (2021)

Johann Sattler emërohet në prill 2016 Ambasador i Republikës së Austrisë në Shqipëri. Më parë ai ka drejtuar për tre vite Sektorin për Ballkanin Perëndimor pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Austriake. Nga viti 2008 deri në vitin 2013, Dr. Sattler ka qenë drejtor ekzekutiv/publikues i grupit mediatik “WAZ” si dhe “AxelSpringer” në Moskë. Më parë ai ka mbajtur poste të ndryshme si p.sh. zëvendësdrejtor i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm pranë Ministrisë Punëve të Jashtme Austriake, këshilltar për çështjet politike pranë Ambasadës Austriake në Uashington si dhe anëtar kabineti i të dërguarit të posaçëm të BE-së për Europën Juglindore (për Paktin e Stabilitetit) në Bruksel. Dr. Johann Sattler ka studiuar Shkenca Politike dhe Gjuhë Sllave në Universitetet e Insbrukut/ Pragës dhe Moskës. Nga viti 1994 deri në vitin 1996 ka kryer studimet në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Në vitin 1996 ai është bërë pjesë e Shërbimit Diplomatik të Republikës së Austrisë. Në vitin 2008 ka marrë titullin Doktor pranë Universitetit të Vjenës.



Developed by StudentB